LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Nju Jorkut kërkon që punonjësit e spitalit të vaksinohen ose të testohen çdo javë

Qyteti i Nju Jorkut kërkon që punonjësit e spitalit të vaksinohen ose të testohen çdo javë

Si pjesë e një përgjigjeje mbarëkombëtare ndaj kërcënimit të paraqitur nga varianti më ngjitës Delta i coronavirusit, qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë vaksinime ose teste javore për punëtorët në spitalet dhe klinikat e drejtuara nga qyteti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo politikë e re do të hyjë në fuqi në 2 gusht, tha kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, në një konferencë shtypi të mërkurën.


Dhe nëse ndonjëri prej tyre refuzon të vaksinohet ose të testohet, qyteti do ta pezullojë pa pagesë.

“Për shkak të variantit Delta, gjithnjë e më shumë zgjedhja është midis infeksionit ose vaksinimit, dhe kjo mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes”, ka thënë Dave Chokshi, komisioneri i shëndetit të qytetit, në të njëjtën konferencë.

Siç vënë në pah mediat, rreth 60% e më shumë se 42,000 punonjësve të sistemit të spitalit publik të New York City janë vaksinuar, tha të mërkurën Mitch Katz, i cili kryeson sistemin më të madh të kujdesit shëndetësor publik të vendit.

Nëpër qytetin e Nju Jork, 70% e stafit të spitalit kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, tregojnë të dhënat e shtetit.

Kërkesa shënon herën e parë që Bashkia ka vendosur si rregull vaksinat ose testet negative për punonjësit e sektorit publik. /Telegrafi/