LAJMI I FUNDIT:

‘Qyteti i artë i humbur’ zbulohet nën rërë, Egjipti synon të ringjallë turizmin

‘Qyteti i artë i humbur’ zbulohet nën rërë, Egjipti synon të ringjallë turizmin
(Foto: Screenshot/AfricaNews)

Zbulimi i një “qyteti të artë” 3.000 vjeçar, i cili ishte “humbur” në rërat e Egjiptit, konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike që nga varri i Tutankhamunit.

Egjiptologu i famshëm, Zahi Hawass, ka njoftuar lidhur ,e zbulimin e një “qyteti të artë të humbur” në afërsi të Luxorit. Ai tha se është qyteti më i madh antik i njohur si Athina, i cili u gjet ndonjëherë në Egjipt.


Qyteti u gjet disa javë pasi filluan gërmimet në shtator 2020 dhe daton që nga mbretërimi i Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm egjiptianë, i cili sundoi midis viteve 1391 dhe 1353 para Krishtit.

(Foto: Screenshot/AfricaNews)

Qyteti vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri i të cilëve u gjet pothuajse i paprekur në Luginën e Mbretërve në vitin 1922.

“Zbulimi i qytetit të humbur është zbulimi i dytë më i rëndësishëm arkeologjik pas varrit të Tutankhamunit”, ka theksuar Betsy Bryan, një profesoreshë e Egjiptologjisë në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore të SHBA-ve.

Sipas saj, ky qytet do të sigurojë një pasqyrë të jetës së egjiptianëve të lashtë në një kohë kur perandoria ishte më e pasura.

(Foto: VOA)

Arkeologët kanë gjetur shumë bizhuteri, pjata me ngjyra, tulla me vulën e Amenhotep III dhe shumëçka tjetër.

Pasi filluan gërmimet pranë Luginës së Mbretërve, 500 kilometra nga Kajro, tullat shpejt filluan të shfaqeshin në të gjitha drejtimet. Qyteti është ruajtur mirë, ka mure pothuajse të plota dhe dhomat janë të mbushura me mjete për përdorim të përditshëm. Disa muaj më vonë, u shfaqën pjesë të vendbanimit, duke përfshirë një rreth administrativ dhe një furrë buke.

Arkeologët po vazhdojnë punën e tyre dhe presin të gjejnë varre të paprekura të mbushura me thesare.

(Foto: Screenshot/AfricaNews)

Egjipti po bën gjithçka për të promovuar trashëgiminë e vet antike dhe për të ringjallur turizmin e goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit.

Javë më parë, në një procesion përmes Kajros, janë bartur eshtrat e sundimtarëve antikë – një total prej 22 mumiesh, ndërsa bëhet fjalë për 18 mbretër dhe katër mbretëresha.

Gruaja e Amenhotep, Mbretëresha Tiye, gjithashtu është zhvendosur në lokacionin e ri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori