LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të shqetësuar nga sulmet e qenve endacakë, veterineri tregon faktorët e agresivitetit

Qytetarët të shqetësuar nga sulmet e qenve endacakë, veterineri tregon faktorët e agresivitetit

Problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për qytetarët e Prishtinës. Shumë nga ta kanë dërguar edhe fotografi e video në adresë të televizionit për të ngritur shqetësimin e tyre. Veterinari Albatrit Halili thotë se ka disa arsye pse ndodhin sulmet nga qentë, përderisa Komuna e Prishtinës premton zgjidhje të problemit.

Qytetarë të shumtë të Prishtinës kanë raportuar në vazhdimësi në TV Dukagjini për sulmet e qenve endacakë.


Disa ankohen se po i gjejnë te dyert e banesës e disa thonë se janë sulmuar duke e kaluar rrugën.

Veterinari Albatrit Halili thotë se agresiviteti te qentë në Kosovë vjen për shumë arsye.

“Kastrimi e sterilizimi i bëjnë më të urtë e më të butë por nëse qeni ka vështirësi me gjet ushqimin ndikon në psikikën e tij. Tjetri faktorë është si pranohen në shoqëri ai qen pasi që ka ndryshuar territor”, deklaroi për RTV Dukagjinin, veterinari Albatrit Halili, përcjell Telegrafi.

Më tutje veterinari thotë se qytetarët nuk duhet të shfaqin ndjenja frike ndaj qenit dhe në asnjë moment nuk duhet të tentojnë ta sulmojnë atë, derisa pajtohet se ky problem duhet të ketë zgjidhje institucionale.

Nga ana tjetër Komuna e Prishtinës i tha RTV Dukagjinit se është në proces të kompletimit të procedurave të prokurimi për ndërtimin e strehimores së qenve.  Me datë tetë tetor Komuna ka shpallur njoftimin për kontratë.

Ndërsa komuna është ende në procedura të prokurimit rreth gjetjes së një zgjidhjeje, së fundit janë raportuar edhe raste të reja të sulmeve nga qentë, sidomos ndaj fëmijëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori