LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të gatshëm për të kontribuar në Fondin e Sigurisë

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës të martën ka marr vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë. Menjëherë pas publikimit të vendimit, politikanë, deputetë, ndërmarrje dhe personalitete të ndryshme kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në këtë fond.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky fond u themelua me qëllim që secili qytetar i Kosovës, duke e përfshirë edhe diasporën, të kontribuojë në financimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Lidhur me gatishmërinë për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, Telegrafi ka marr opinionet e qytetarëve në Prishtinë.

Shyqri Nici, krijimin e fondit e vlerëson si një iniciativë e jashtëzakonshme dhe se ai vetë do të kontribuojë edhe pse jeton me një pension prej 200 eurosh.

“Kjo është jashtëzakonisht e mirë. Ne kemi dhënë 3%. Kemi dhënë edhe për ushtri më herët. Mirëpo, tani duhet edhe më shumë, sepse na u kanë afruar armiqtë në prag të shtëpisë. Por, duhet të kontribuohet sa më shumë, sepse ne jemi 7-8 milionë shqiptarë. Në qoftë se e ndiejnë gjakun e të parëve të tyre, le të kontribuojnë sa të munden. Unë patjetër që do të kontribuojë, pa marrë parasysh që 200 euro e kam pensionin jam i kënaqur dhe do të kontribuojë me mundësitë që i kam”, tha Nici.

Bahri Cani. gazetar i Deutsche Welle

Kurse në anën tjetër gazetari i Deutsche Welle-s, Bahri Cani, thotë që kjo është një iniciativë interesante dhe do ta gjejë derën hapur, pasi ka gatishmëri të njerëzve ta ndihmojnë ushtrinë e Kosovës.

“Është një iniciativë interesante dhe e mirë, por vetëm si iniciativë komplementare, sepse institucionet e shtetit janë ato që duhet të kujdesen për organet e sigurisë për ndërtimin e forcave të sigurisë. Kurse unë këtë gjë e shoh si një trokitje në derë të hapur, sepse diaspora dhe njerëzit e tanë janë të gatshëm gjithmonë ta ndihmojnë Forcën e Sigurisë në veçanti ushtrinë dhe Policinë e Kosovës. Mirëpo, është shteti ai i cili duhet të kujdeset për ndërtimin e institucioneve të veta. Unë e jap kontributin tim çdo ditë edhe si ju si gazetarë. Kështu që ne, secili, duhet ta japim kontributin tonë në fushën në të cilën punojmë. Nuk është kontribut vetëm të dhurojmë para, por edhe ju si gazetarë e sensibilizoni publikun për çështje të caktuara”, tha Cani.

Kurti themelon Fondin e Sigurisë, fton qytetarët të kontribuojnë për sigurinë shtetërore (Dokument)
Lexo po ashtu Kurti themelon Fondin e Sigurisë, fton qytetarët të kontribuojnë për sigurinë shtetërore (Dokument)

Arsim Bajrami thotë se ndihet shumë i sigurt dhe, sipas tij, qytetarët e Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë më të sigurt se tani, në krah me shtetet perëndimore dhe me SHBA-në.

“Themelimi i Fondit për Siguri është ide e mirë dhe shumë e qëlluar. Mirëpo, unë mendoj që ne shqiptarët historikisht kurrë më përpara nuk kemi qenë të pozicionuar më mirë në kohë të krizave globale, sesa tani që jemi të pozicionuar me shtetet perëndimore dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fondi është shumë i qëlluar. Ne të gjithë kontribuojmë, sepse të gjithë ata që e duanë shtetin dhe vendin e vet duhet të kontribuojnë”, pohoi ai.

Arsim Bajrami, qytetar

Pa asnjë dilemë, kontributin e tij në Fondin e Sigurisë thotë se do ta japë edhe Anton Noka, pasi sipas tij nevoja që të fuqizohet Forca e Sigurisë së Kosovës është e madhe.

“Plotësisht me vend themelimi i Fondit për Siguri, sepse është nevoja për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës që ajo të armatoset. Por na e dimë që armatimi varet edhe nga NATO. Mirëpo, sa të ketë mundësi Ushtria e Kosovës duhet të pajiset me armatim. Unë personalisht do të kontribuoj pa asnjë hezitim dhe pa asnjë dilemë”, tha Noka, për Telegrafin.

E Asdren Gashi thotë se secili qytetarë i Kosovës duhet të kontribuojë që të forcohet ushtria, pasi, sipas tij, shtylla e një shteti është ushtria.

“Realisht çdo qytetar i Kosovës, mendoj që duhet të kontribuojë sado pak nga buxheti i vet për ta forcuar FSK-në, sepse shtyllë e një shteti është edhe ushtria. Edhe unë do të kontribuoj sadopak”, tha ai.

Sylejman Haziraj, qytetar

Ndërkaq Sulejman Haziraj deklaroi se së bashku me familjen e tij do të kontribuojnë për financimin e FSK-së.

“Të gjithë qytetarët duhet të angazhohen dhe ta mbështesin këtë iniciativë për financimin e FSK-së. Do të kontribuoj aq sa kam mundësi. Ne do të kontribuojmë familjarisht”, tha  Haziraj.

Ndryshe, buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në më 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë euro.

Që prej vitit 2018, FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri. Ky proces është thënë se do të zgjasë dhjetë vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori