LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët shprehin pakënaqësi për ndërrimin e qendrës së votimit, nga “1 Tetori” në Fakultetin e Edukimit

Qytetarët shprehin pakënaqësi për ndërrimin e qendrës së votimit, nga “1 Tetori” në Fakultetin e Edukimit

Qytetarët e Kosovës sot vendosin se kush do ta qeverisë komunën e tyre edhe për 4 vitet e ardhshme. Por, në orët e para të mëngjesit nuk është parë fluks i madh i qytetarëve për të dalë në votime. Ndërsa qytetarët e Prishtinës, kanë shprehur pakënaqësi për ndërrimin e qendrës së votimit.

Ekipi i Telegrafit ka vizituar në dy qendra të vendvotimeve në Prishtinë. Përderisa në  qendrën e votimit në Shkollën “Naim Frashëri”, gjithçka po shkonte në rregull, në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit, një qytetar tha që nuk ishin të njoftuar më herët për ndërrimin e qendrës së votimit.

“Procesi ishte në rregull aty brenda. Por,  për mendimin tim ka ndodhur një lëshim, sepse ne jemi votues të qendrës ‘1 Tetori’, e në mesin e atyre që nuk kanë qenë të njoftuar se ka ndryshuar vendvotimi jam edhe unë. E, kjo është vërejtja, sepse dikush është dashur të i drejtojë votuesit tek kjo qendër. Së paku 10 votues i rastisa që nuk kishin informacione”, tha një votues.

Kryesusesi i komisionerëve në këtë qendër votimi, Bajram Avdullahu thotë që nuk kanë vërejtur ndonjë pakënaqësi nga qytetarët, sepse ata janë informuar me anë të mjeteve informative.

“Jo nuk ka pasur, tash koha e kompjuterëve po i gjejnë lehtë dhe nuk ka problem”, tha ai

Qytetarë, që kishin kryer procesin e votimit, thonë që presin zhvillim më të madh ekonomik dhe arsimim më cilësor.

“Presim që gjithçka të shkojë në rregull, shpresojmë të kemi ndryshime si zhvillim ekonomik dhe arsim e punësim për të rinjtë sepse këto gjëra mungojnë”, tha Agron Statovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori