LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët i raportojnë problemet në disa komuna, pas publikimit ato rregullohen

Qytetarët i raportojnë problemet në disa komuna, pas publikimit ato rregullohen

Infrastruktura, uji apo mbeturinat janë disa nga problemet më të shpeshta që përballen banorët e qyteteve dhe fshatrave. Por tashmë ekziston një adresë ku ju mund t’i raportoni dhe të pritni zgjidhje.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Gjatë muajit janar të këtij viti qytetarët e disa komunave kanë qenë mjaft aktiv në raportimin e problemeve që lidhen kryesisht me infrastrukturën dhe mjedisin, por që edhe komunat janë përgjigjur duke sanuar problemet.

Një problem me gropë në rrugë, i raportuar nga qytetarët e Komunës së Obiliqit është rregulluar nga komuna.

Para intervenimit, pas intervenimit nga Komuna e Obiliqit

Një tjetër problem me mbeturina i raportuar nga qytetarët e Komunës së Obiliqit është rregulluar.

Mbeturinat në rrugë dhe gjendja pas intervenimit nga Komuna e Obiliqit

Edhe qytetarët e Mitrovicës kanë raportuar problemet e tyre që lidhen me infrastrukturën dhe mjedisin.

Ndreqe.com dhe Telegrafi me marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin e lajmeve lokale
Lexo po ashtu Ndreqe.com dhe Telegrafi me marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin e lajmeve lokale

Ndërsa nuk ka munguar as veprimi i strukturave komunale, të cilat kanë dalë në terren dhe kanë sanuar problemet.

Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Mitrovicës, për një gropë në rrugë është zgjidhur nga komuna.

Një tjetër problem me gropë n’rrugë, i raportuar nga qytetarët e Komunës së Mitrovicës është rregulluar poashtu nga komuna.

Edhe në Komunën e Podujevës qytetarët kanë filluar t’i raportojnë problemet në platformën ndreqe.com, derisa zëri i tyre është dëgjuar.

Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Podujevës, për gropë në rrugë është zgjidhur nga Komuna.

Edhe qytetarët e kryeqytetit kanë qenë mjaft aktiv në raportimin e problemeve të shumta që kanë ekzistuar apo krijohen në mjedis apo infrastrukturë.

Mirëpo mekanizmat komunal poashtu kanë reaguar duke sanuar këto probleme që vështirësojnë jetën e qytetarëve.

Raportimi për problemin me mbeturina nga qytetarët e Komunës së Prishtinës është zgjidhur nga komuna.

Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Prishtinës për gropë në rrugë në ndreqe.com është sanuar nga Komuna si në foton e mëposhtme.

Probleme të tilla janë raportuar por edhe zgjidhur nga organet komunale edhe në Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Reagimi i Komunës së Fushë Kosovës, pas raportimit të problemit nga qytetarët
Problemi i rregulluar në Lipjan

Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori