LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në Malajzi mbledhin 36 milionë dollarë për shlyerjen e borxhit të vendit

Qytetarët në Malajzi mbledhin 36 milionë dollarë për shlyerjen e borxhit të vendit

Ka arritur në 36 milionë dollarë shuma e parave të mbledhura përmes “Fondit të Shpresës” që Qeveria malajziane ka vendosur në zbatim dhe e cila kërkon mbështetjen e popullit për shlyerjen e borxheve të vendit.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Financave, shuma e parave me “Fondin e Shpresës” brenda 40 ditëve ka arritur në 36 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.


Malajzia ka afro 252 miliardë dollarë borxh të ngelur nga koha e ish-kryeministrit Najib Razak dhe në kuadër të masave shtrënguese në vend, pagat e ministrave ishin reduktuar për 10 për qind.

“Fondi i Shpresës” u funksionalizua nga kryeministri Mahathir Muhammed, i cili me ardhjen në detyrë bëri thirrje për rindërtimin e vendit.

Malajzia kërkon kredi nga Japonia
Lexo po ashtu Malajzia kërkon kredi nga Japonia

Gjithashtu, kryeministri i Malajzisë i kishte kërkuar kryeministrit japonez kredi për të shlyer borxhet e vendit.

Ish-kryeministri i Malajzisë arrestohet për korrupsion
Lexo po ashtu Ish-kryeministri i Malajzisë arrestohet për korrupsion

Ditë më parë, ish-kryeministri Najib Razak, ishte arrestua nga Agjencia Kundër Korrupsion në kuadër të hetimit për përvetësim në dëm të fondit të shtetit.

Malajzia pritet të ketë udhëheqësin më të vjetër në botë
Lexo po ashtu Malajzia pritet të ketë udhëheqësin më të vjetër në botë

Mahathir Mohamad me 9 maj të këtij viti është zgjedhur kryeministër i Malajzisë dhe do të jetë udhëheqësi më i vjetër në botë. /Telegrafi/