LAJMI I FUNDIT:

Malajzia kërkon kredi nga Japonia

Malajzia kërkon kredi nga Japonia

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, kërkoi nga kryeministri japonez Shinzo Abe kredi për të shlyer borxhet e vendit.

Mahathir, u takua me homologun e tij Abe në Tokio, ku ai ndodhet për Konferencën Ndërkombëtare Nikkei me temë mbi “Ardhmërinë e Azisë”, e cila mbahet këtë vit në Japoni, përcjell Telegrafi.


Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Mahathir ka theksuar se ka kërkuar kredi nga Japonia për të paguar borxhet e jashtme të Malajzisë dhe se Japonia do ta vlerësojë këtë kërkesë.

Malajzia në kuadër të masave për reduktimin e shpenzimeve uli pagat e ministrave me 10 për qind. /Telegrafi/