LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët flasin për masat e reja antiCOVID, nuk e përkrahin mbajtjen e maskës në ambiente të hapura

Qytetarët flasin për masat e reja antiCOVID, nuk e përkrahin mbajtjen e maskës në ambiente të hapura

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar masat e reja antiCOVID që janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa këto masa do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.

E lidhur me masat e reja Telegrafi ka marrë mendimin e qytetarëve, shumica e të cilëve thonë se nuk i kundërshtojnë, por kur bëhet fjalë për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, disa prej tyre e  kundërshtojnë.


Qytetari Avdullah Mehmeti thotë se masat i mbështetë por jo edhe mbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

“Po çdo masë e mbështesim, por jo edhe mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, në ambiente të mbyllura po nëse je në hotele e restorante, sepse gjasat për tu infektuar jashtë janë më të vogla sesa në ambiente të mbyllura”, thotë Avdullah Mehmeti.

“Çka do që vendos qeveria duhet të zbatohet dhe duhet të pranohet nga ne sepse unë jetoj edhe në Suedi edhe atje janë masat kundër coronavirusi,t sidomos mbajtja e distancës”, thotë Izet Dushi.

“E mbështesim sepse është vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe është në të mirën tonë, e bartja e maskës kur je vetëm një person nuk e shoh si të domosdoshme për ta bartur kurse kufizimi i lëvizjes është e pakuptimtë pse të qëndroj ora policore kur askush nuk është në qytet”, pohoi Osman Vitia.

E dikush tjetër edhe pse i mbështeste këto masa, vetë maskën nuk e kishte të ngjitur.

“Po jam i vaksinuar dhe jo që kam frikë prej COVID-it, po veç me i lanë rahat të tjerët se nuk e kam problem. Ne masat i mbështesim sepse është prezentë një frikë tek qytetarët e sa është e vërtetë dhe sa jo, është problem me ditë. Po duhet me e mbajt, por unë fatkeqësisht për momentin nuk e pata, qajo më e keqja”, thotë Arsim Bajrami, duke qeshur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori