LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë rikthejnë depozitat në bankat e vendit

Qytetarët e Maqedonisë rikthejnë depozitat në bankat e vendit

Qytetarët e Maqedonisë janë përcaktuar për depozita të transferueshme, pas krizës pranverore të depozitave të vitit të kaluar. Tashmë është rritur dallimi i depozitave në denarë dhe në valuta të huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave më të reja të Bankës Popullore të Maqedonisë, deri në fund të vitit 2016, qytetarët kanë depozituar 3.6 miliardë euro, respektivisht 22 miliardë denarë.


Këto statistika tregojnë dy gjëra. E para, rritje e butë e depozitave, që do të thotë se besimi është kthyer pas krizës pranverore kur shumë depozita u tërhoqën; dhe e dyta, rritje të depozitave të transferueshme që qytetarët i kërkojën para depozitave tjera./Telegrafi/