LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë në banka mbajnë katër miliardë euro

Qytetarët e Maqedonisë në banka mbajnë katër miliardë euro

Në bankat e Maqedonisë, nga 30 shtatori i këtij vitit, qytetarët e Maqedonisë kanë depozita në vlerë prej 4.82 miliard euro. Nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Republikës së Maqedonisë për AIM informojnë se për një vit depozitat e popullsisë janë rritur me 8.69% apo 4.08% që nga fillimi i vitit.

Sipas Fondit të Sigurimit të depozitave në Republikën e Maqedonisë, kjo është rritja më e madhe në tre vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Rritja më e vogël e depozitave në vitin 2016 shënoi minus 2.5%, gjë që është për krizën e atëhershme politike. Tashmë në qershor të vitit 2017, u vërejt një rritje gjysmë vjetore prej 1.02% dhe në qershor të vitit 2018 ishte më e larta dhe llogaritej për 2.61%”, thonë nga Fondi duke shtuar se depozitat janë të sigurta.

“Fondi i Sigurimit të Depozitave si një institucion financiar i specializuar shtetëror për sigurimin e depozitave të qytetarëve dhe kompensimin e tyre fuqishëm ndikon fuqishëm në besimin e qytetarëve të Maqedonisë që e kanë për sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë. Tregues për rritjen e besimit janë edhe depozitat e rritura gjatë vitit 2018, që janë më të lartat gjatë 3 viteve të fundit”, deklaroi drejtori i Fondi për Sigurimin e Depozitave, Borçe Haxhiev.

Ai i inkurajon qytetarët t’i ruajnë kursimet e tyre në bankat e Maqedonisë dhe ta ndjekin principin e ndarjes së depozitave të tyre në përputhje me kufirin ligjor për pagesën e dëmshpërblimit deri në 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori