LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e dëshpëruar për mos liberalizimin e vizave, kërkojnë që dikush të jap dorëheqje

Qytetarët e dëshpëruar për mos liberalizimin e vizave, kërkojnë që dikush të jap dorëheqje

Viti 2020 është dhënë si datë kur mund të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët.

Këtë lajm jo të mirë për qytetarët e Kosovës e dha vet komisionari për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit i BE-së Johannes Hahn, që javën e kaluar ishte për një vizitë në Kosovë.


Ata që janë dëshpëruar më së shumti nga kjo deklaratë janë qytetarët, të cilëve u ishte premtuar që brenda këtij viti vizat do të hiqen. Tashmë pas kësaj deklarate, qytetarët po kërkojnë që dikush të marrë përgjegjësinë dhe të jap dorëheqje për këtë dështim.

Mentor Rama, thotë se për të gjithë premtimet që u janë bërë brenda këtij viti, duke filluar nga ministrja e Integrimeve Evropiane e deri të gjithë të tjerët që kanë pasur punë me viza do të duhej të jepnin dorëheqje.

“Gjithqysh është dashur me dhënë dorëheqje dikush prej tyre, për shembull ministri që është përgjegjës për vizat”, tha Rama.

Të njëjtin mendim e ka edhe Kadri Sojeva, i cili thotë se largimi nga postet që mbajnë është minimumi i përgjegjësisë që do të duhej të bënin udhëheqësit e institucioneve.

“Unë mendoj që ish dashtë me dhënë përgjegjësi dikush për këtë punë, se sa vite i ka që na thonë ‘vizat- vizat’ dhe në fund kurrgjë nuk u bë. Do të thotë kanë kaluar shumë persona në këtë drejtim, kanë kaluar shumë zyrtar, kanë kaluar shumë ministra, ne kemi pritur që një ditë do të bëhemi pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, do të fitojmë vizat, po qysh po shihni nuk u bë. Tash nëse bëjmë gabime dhe themi ‘hajt kjo nuk është kurrgjë ‘ unë nuk e kuptoj çka do të thotë kjo punë”, tha Sojeva.

Edhe Idriz Halaj, thotë se është i dëshpëruar se vizat nuk janë hequr. Madje, ai thotë se është lodhur nga premtimet që tashmë e disa vite bëhen nga politikanët për këtë çështje.

“Përgjegjësi duhet me marrë se prej vtiti 2011 janë duke na gënjyer politikanët tanë, duhet me marrë përgjegjësi. Korrupsioni, atje e lypën për kufij edhe tokë kemi dhënë, nuk është dashtë bash ashtu me shku edhe ajo u bë. Po edhe populli po fle se është dashur për shembull atë ditë Hahnit(Johaness) me dal pak edhe me i thënë ‘çka është puna, pse nuk po jepen vizat, na premtuan për këtë vit?”, u shpreh ai.

Se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave e thotë edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti.

Sipas tij institucionet e Kosovës kanë treguar pakujdesi për ta përcjellë nga afër gjithë procesin e liberalizimit të vizave.

“Kjo për faktin që tashmë çështja e vizave është çështje e tejshkuar, e vjetërsuar e raportit të Kosovës me BE-në dhe është vërtetë për t’u kritikuar qasja e BE-së ndaj Kosovës që në fakt kjo qasje ka kaluar tashmë kufijtë dhe natyrën e vet politike, është konvertuar në një çështje humanitare për gjë unë mendoj se përgjegjësinë më të madhe do të duhej ta kishin institucionet e Bashkimit Evropian. Sido që të jetë ne nuk duhet të krijojmë alibi dhe të deklarohemi krejtësisht të pafajshëm, për faktin që përpos plotësimit të kritereve në kuptimin politik kemi treguar pakujdesi për ta përcjellë nga afër gjithë këtë proces dhe në veçanti në etapën e fundit, kur vendimi ka natyrën e punës së ministrave të Punëve të Brendshme ose natyrë të brendshme të asaj. Duke u nisur nga fakti që në vitin e fundit, në vend që të përcillet dhe të dinamizohet agjenda e vizave ne kemi neglizhuar duke ndërruar tre ministra të Punëve të Brendshme vetëm brenda këtij viti, gjë që tregon që nuk ka përcjellje të punës dhe të dinamikave të BE-së”, thotë Hoti për KosovaPress.

E për këtë Hoti thotë se minimumi i përgjegjësisë do të ishte dorëheqja e akterëve të institucioneve që janë të përfshirë në çështjen e liberalizimit të vizave.

Duke mos dashur të përmend emra, Hoti thotë se është koha e fundit që në institucionet e Kosovës të instalohet përgjegjësia.

“Mendoj që është minimumi i përgjegjësisë dhe këtu mendoj që situata bëhet vërtetë e pakëndshme nëse kjo dorëheqje kërkohet, sepse në Kosovë përfundimisht mendoj se është kohë e duhur që të instalohet përgjegjësia dhe akterët që janë përgjegjës si për çështjen e liberalizimin, për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Në sfondin e përgjegjësisë morale del kërkesa që persona ose autoritete përgjegjëse të japin dorëheqje dhe t’i japin mundësi për energji të re”, thotë Hoti.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën tashmë ndodhet te Këshilli i Ministrave të BE-së dhe për këtë në vizitën e tij në Kosovë, komisionari për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit i BE-së, Johannes Hahn, ka deklaruar se liberalizimi mund të ndodhë në vitin 2020.

Pothuajshe të gjithë udhëeheqësit e institucioneve të Kosovës gjatë tërëvitit kanë deklaruar publikisht se në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori