LAJMI I FUNDIT:

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk kam personalisht vija të kuq përkundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni.
Megjithatë, sipas tij për t’u arritur një gjë e tillë duhet të arrihet të implementohet programi i tyre qeverisës.

“Janë shumë të panjohura të cilat do të munden me u diskutu, ne e kemi një program politik me të cilin kemi bërë ofertë qytetarëve dhe për të cilin ne besojmë se Kosovën e nxjerr nga ky qorrsokak. Edhe nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë në qeverisës atëherë duhet të merren në konsideratë të gjitha opsionet”, tha ai, për RTV21.


Quni komentoi edhe kërkesën e ndërkombëtarëve për qeveri stabile, duke thënë se qeverinë e ardhshme e presin procese komplekse.

“Kërkesa e ndërkombëtarëve është shumë e arsyeshme nga fakti se në agjendën e cilës do qeveri do të jenë disa prioritete esenciale për të ardhmen e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por edhe për rajonin më gjerë. Prandaj duke filluar nga partia fituese, e cila do ta ketë mundësinë ta ndërtojë koalicionin deri të opsionet e tjera, duhet ta kenë parasysh këtë fakt se një qeveri e radhës duhet të jetë kredibile për faktin se do të menaxhojë procese shumë komplekse për të ardhmen e Kosovës.”, deklaroi Quni.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së, do të përballet me ligjin

Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së, do të përballet me ligjin

Lajme
Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Lajme
Mbytja e të miturve në lumin Shkumbin, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbaheshin

Mbytja e të miturve në lumin Shkumbin, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbaheshin

Lajme
Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt

Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt

Lajme
Një thikë 13 euro dhe një gabim që i kushtoi me burg - rrëfimi i 18-vjeçarit të dënuar për tentim vrasje

Një thikë 13 euro dhe një gabim që i kushtoi me burg - rrëfimi i 18-vjeçarit të dënuar për tentim vrasje

Lajme
Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Lajme
Kalo në kategori