LAJMI I FUNDIT:

Qumështi ju prishet shpejt në frigorifer? Ndoshta duhet ta ruani diku tjetër…

Qumështi ju prishet shpejt në frigorifer? Ndoshta duhet ta ruani diku tjetër…

Një frigorifer i mbushur plot mund të pengojë qarkullimin e duhur të ajrit midis ushqimeve

Shumica e njerëzve e mbajnë qumështin në derën e frigoriferit, por, siç shkruan revista ”Metro”, eksperti ka zbuluar pse nuk duhet mbajtur kurrë aty.


– “Ndarjet e derës janë më të ngrohta se pjesa tjetër e frigoriferit”, thotë Chris Beasley nga Smart Cover, i cili këshillon mbajtjen e qumështit në raft, brenda frigoriferit përcjell Telegrafi.

– Përveç kësaj, shton ai, salcat dhe erëzat kanë një jetëgjatësi shumë më të gjatë se qumështi dhe për këtë arsye janë më të përshtatshme për t’u ruajtur në derë.

Erëzat dhe salcat zakonisht kanë një jetëgjatësi të gjatë dhe nuk kanë nevojë për temperatura shumë të ulëta, kështu që do të qëndrojnë gjatë në derë ose në raftin e sipërm – shpjegon ai.

Me këto këshilla, eksperti thekson se frigoriferët nuk duhet të mbushen tej mase pasi tejmbushja me ushqime mund të parandalojë qarkullimin e duhur të ajrit; që do të thotë se disa produkte nuk do të marrin ajrin e ftohtë që u nevojitet.

– Vendosja e ushqimeve mbi njëra-tjetrën do të parandalojë qarkullimin e ajrit mes tyre, kështu që frigoriferi do të duhet të punojë më shumë, dhe ushqimi do të prishet më shpejt – përfundoi ai.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori