Ende pa u bërë një muaj nga fillimi i aplikimit të masës mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja dhe Hercegovina, ajo u shfuqizua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës këtë të martë.
Kjo, po konsiderohet një goditje e rëndë në përpjekjet e qumështarëve për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar.
“Me këtë vendim, Qeveria nuk priti t’i shoh rezultatet pozitive për prodhuesit vendorë që do të mund vinin si pasojë e aplikimit të masave mbrojtëse. Vetëm pas tri ditëve të para kur filloi aplikimi i masave mbrojtëse, përfitimi për buxhetin e shtetit ishte mjaft i madh, me rreth 252000 euro të inkasuara”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, dërguar mediave sot.
Tutje thuhet se qumështarët e kanë shumë të vështirë që të gjejnë më arsye brenda logjikës së shëndoshë se pse është marrë një vendim i tillë.
“Aq më tepër ku sipas raportimeve, ky shfuqizim as që është debatuar e argumentuar në këtë mbledhje. Kur nuk ka një arsyetim ose debat rreth një çështje kaq të rëndësishme, atëherë dyshimet tona rriten edhe më tej për arsyet prapa këtij vendimi. Në këto rrethana, ne themi se Qeveria e Kosovës është fajtori kryesor për shkatërrimin e sektorit të qumështit në vend. Ne duam t’ia kujtojmë edhe njëherë qeverisë sonë se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe se prodhuesit tanë hasin në dhjetëra pengesa kur tentojnë të eksportojnë në këtë shtet. Në fakt, një gjë e tillë shpesh herë është e pamundur”, thuhet në reagim.
Sipas tyre nuk mund të ketë një arsyetim të mendësisë ekonomike të bazuar në frikën për masa reciproke të supozuara. Si dhe nuk mund të ketë masa reciproke import-eksport me një shtet që nuk të njeh dhe nuk ta lejon eksportin.
“Ne kërkojmë nga Porkuroria e Shtetit që ta hetojë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, meqë ne dyshojmë se vendimi është marrë si pasojë e presioneve dhe korrupsionit. Ne i ftojmë të gjithë qumështarët, qofshin ata fermerë, pikat grumbulluese apo përpunues të qumështit, që të reflektojnë rreth trajtimit që është duke na bërë qeveria dhe të mendojmë për bashkimin e forcave rreth krijimit të një Strategjia Kombëtare për sektorin e qumështit”, thuhet në reagimin e qumështarëve të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën