LAJMI I FUNDIT:

Quhet Kim, vendosë për gjithçka, i ka 90 vjet – por nuk është lider (Foto/Video)

Quhet Kim, vendosë për gjithçka, i ka 90 vjet  – por nuk është lider (Foto/Video)

Koreja e Veriut do të dërgojë me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike dimërore në Korenë e Jugut zyrtarin e saj më të lartë, kryetarin e Asamblesë Popullore, ose më mirë thënë de facto shefin e shtetit – Kim Jong-nam.

Vizita e zyrtarit më të lartë në Korenë e Jugut, vjen pas përafrimit diplomatik të dy Koreve, transmeton Telegrafi.


Ai do të udhëheqë delegacionin 22-anëtarësh të Koresë së Veriut, ka njoftuar Ministria për Bashkim e Koresë së Jugut.

Kim Jong-nam, 90-vjeç, është duke punuar me kryeministrin Pak Pong-yu dhe udhëheqësin Kim Jong-un për një fuqi ekzekutive trepalshë në Korenë e Veriut.

“Gjatë vizitës treditore nuk priten bisedime zyrtare mes Kim dhe zyrtarëve të Koresë së Jugut, është pse një gjë të tillë e dëshiron Seuli zyrtar”.

Shefi i Koresë së Veriut shpesh apostrofohet nga mediat perëndimore si “zotëri” Kim për shkak të moshës së tij, rëndësisë së funksionit që e kryen dhe për faktin se gëzon respekt në vendlindjen e tij.

Edhe pse në moshë të shtyrë, udhëheqësia e Koresë së Veriut më së shumti i beson Kim Jong-un kur janë pyetje vendimet e mëdha për t’u marrë.

Në Pyongyang është i angazhuar për pranimin dhe akreditimin e diplomatëve të huaj në Kore, gjithashtu është përgjegjës për dërgimin e telegram ngushillimit apo urimit të liderëve tjerë botëror. Ai është kryetar i Asamblesë Popullore të Koresë së Veriut që nga vitit 1998.

Për dallim nga Kim Jong-un, “zotëri” Kim shpesh udhëton jashtë vendit – për herë të fundit udhëtoi gjatë vitit të kaluar, ku vizitoi Iranin për t’u takuar me presidentin Hasan Ruhani.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që do ta prezantojë Korenë e Veriut në Lojërat Olimptike – të njëjtën punë e kishte bërë gjatë vitit 2014 në Soçi të Rusisë.

“Zotëri” Kim është njeri i besueshëm i liderit të Koresë së Veriut.

Duke pasur parasysh faktin që përfaqëson vendin dhe liderin, Kim Jong-nam mundohet që kurrë të mos gaboj gjatë paraqitjeve të tij publike. Falë kësaj aftësie ka arritur të qëndroj në pushtet për shumë vite.

Është interesant që “zotëri” Kim do të ulet pranë Mike Pence të SHBA-ve. Takimi i tyre do të ndodh në kohën kur janë rritur tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, për shkak të testimit të armëve bërthamore. /Telegrafi/