LAJMI I FUNDIT:

QKSS: Presioni ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, ndërhyrja më brutale e Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës

QKSS: Presioni ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, ndërhyrja më brutale e Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës

Qendra Kosova për Studime të Sigurisë në një raport të publikuar sot lidhur me largimin e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thekson se presionet nga pjesëtarëve serb të FSK-së dhe largimi masiv i tyre përbën një ndër ndërhyrjet më brutale të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës.

QKSS në këtë raport thekson se këto ndërhyrje kanë për qëllim rrënimin e multietnicitetit dhe të arriturave të deritanishme në FSK.


Sipas rezultateve të hulumtimit tonë, del se plani për largimin e mbi 60 pjesëtarëve serb është bërë si pjesë e një operacioni të mirë-plani­fikuar psikologjik-ushtarak (psyops), i orkestruar nga elemente të inteligjencës ushtarake nga Beogradi dhe Vranja.

“Për arritjen e këtyre qëllimeve destruktive janë përdorur mjete të shantazheve ndaj këtyre pjesëtarëve duke kërcënuar me heqjen e pensioneve për pjesëtarët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, bllokimin e lëvizjes në Serbi, etiketimin si ‘tradhtarë’ dhe ‘jeniçerë’ e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.

Rrjedhimisht, këto veprime kanë larguar çdo dilemë se partitë politike serbe do t’i përkrahin ndonjëherë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së.

Opsioni i vetëm i mbetur është tranzicioni i FSK-së në një periudhë kalimtare përmes ndryshimit të ligjit.

Këto janë gjetjet kryesore të QKSS:

  • -Serbia ka kryer agresion ndaj institucionit të FSK-së duke ndikuar me dhunë në largimin e pothuajse 50% të pjesëtarëve serb të FSK-së, numër ky i cili rrezikon të rritet muajve në vijim nëse nuk ndërmerren masat e duhura nga institucionet Kosovare dhe partneret ndërkombëtar;
  • -Si mjet presioni janë përdorur kërcënimet për largimin nga paga/pensioni i familjarëve të ngushtë dhe të gjerë të këtyre pjesëtarëve dhe ndalim-hyrja në Serbi. Janë bërë trysni psikologjike dhe janë përdorur metoda speciale ku këtyre pjesëtarëve i është transmetuar se kinse së shpejti do të ketë luftës në mes Serbisë dhe Kosovës dhe se ata ‘do të përfundojnë duke luftuar kundër vëllezërve të tyre serb të Armatës Serbe’;
  • -Për të arritur rezultate, është përgatitur një operacion special psikologjiko-ushtarak i ndihmuar nga krerët e politikës serbe. Rol të drejtpërdrejt në këtë operacion ka pasur Presidenti Vuçiq, Ministri i Mbrojtjes Vulin, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë Drecun si dhe eksponentë të Listës Serbe në territorin e Kosovës;
  • -Operacioni ka pasur kryesisht për target pjesëtarët serb në rajonin e Anamoravës, respektivisht pjesëtarët e Batalionit të I-rë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë (BRSH) në Gjilan. Këta janë pjesëtarët më të hershëm të FSK-së nga komuniteti pakicë serb dhe kanë treguar rezultate të mira në veprimtarinë e tyre;
  • -Dëmi i shkaktuar nga ky operacion nuk është vetëm politik por edhe institucional. Fjala është për minimin e investimeve të mëdha që janë bërë në këta pjesëtarë siç janë në shkollim, ngritje në karrierë, paga etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori