LAJMI I FUNDIT:

QKMF në Podujevë: Një person ka sulmuar ekipin e infermierëve, tolerimi i personave të tillë – precedentë i rrezikshëm

QKMF në Podujevë: Një person ka sulmuar ekipin e infermierëve, tolerimi i personave të tillë – precedentë i rrezikshëm
Foto: Arkiv

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje derisa ekipi emergjent ishte në detyrë një person ka penguar mbarëvajtjen e punës, duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa ka eskaluar me dhunë ndaj infermierit.

QKMF në një postim në Facebook potencon se tolerimi i rasteve të tilla krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.


Lexoni të plotë njoftimin:

Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipi emergjent ishte në detyrë duke kryer si gjithmonë me përgjegjësi të lartë shërbimin ndaj qytetarëve një person i papërgjegjshëm pengon mbarëvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa eskalon edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipit.

Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedentë të rrezikshëm për të ardhmen, duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

Rasti është paraqitur menjëherë në polici dhe presim që organet kompetente policia dhe prokuroria ta trajtojnë me seriozitet lëndën dhe të merren masa adekuate konform dispozitave ligjore.

Bazuar në të dhënat e stafit jemi detyruar që për shkak të shqetësimeve dhe sigurisë kemi liruar në shtëpi infermierin dhe infermieren, ku të njëjtëve u dëshirojmë shërim dhe kthim të  shpejtë në vend të punës, profesionin dhe misionin e shenjtë në shërbim të shëndetit të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori