LAJMI I FUNDIT:

QKK-ja ka hapur thirrjen për propozime për “Oscars”

QKK-ja ka hapur thirrjen për propozime për “Oscars”

Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. Në këtë katgori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Përshkak të pandemisë, Akademia e Oscars ka përcaktuar disa rregulla të reja. Ndër to kryesorja që do të vlej vetëm për edicionin e 93të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:


Që ti sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD.

Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin.

Që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë.

Kushtet dhe detajet tjera të aplikimit i gjeni këtu.

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: info@qkk-rks.co, apo përmes postës (Qendra Kinematografike e Kosovës, Rruga UÇK Nr. 273, 10000 Prishtinë).

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 30 shtator 2020.

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori