LAJMI I FUNDIT:

Qitja kapakun kësaj vere, me super Ofertën nga Kujtesa

Qitja kapakun kësaj vere, me super Ofertën nga Kujtesa

Kujtesa lanson ofertë të dedikuar për Prizren “Katërshe n’kajmak”, e cila mbulon të gjitha nevojat e komunikimit, me një super çmim prej vetëm 11.99 Euro.

Me këtë ofertë vijnë katër shërbime premium: dy resiver HD me mbi 200 kanale televizive ku përfshihen ligat më ekskluzive të Sportit, modem dhe internet me shpejtësi deri në 60 Mbits si dhe 4 numra të telefonisë mobile Zmobile, secili me nga 5 Euro mbushje; të gjitha këto për vetëm 11.99 Euro.

Përmbajtja e 200 kanaleve më argëtuese televizive, përfshin kanale ndërkombëtare, me kanale risi nga Tring dhe FilmBox, filmat më të ri si dhe kanale të reja turke.

Sa i përket përmbajtjes së ligave ekskluzive të Sportit, abonuesit e kësaj pako do të kenë mundësi të shohin: Champions League (UEFA) dhe Europa League (UEFA), Ligën Turke të Futbollit (SuperLiga Sportoto), Bundesliga, Copa del Rey, NBA dhe Eurobasketi.

E veçanta e kësaj katërshe nuk qëndron vetëm tek çmimi, kjo pako është dizajnuar me kujdes të veçantë duke u bazuar në kërkesa dhe nevojat e banorëve të Prizrenit.

Oferta vlenë për të gjithë abonentët që nënshkruajnë kontratë 1 vjeçare, duke pasur mundësi që pagesat e tyre t’i realizojnë në baza mujore.

Oferta është e dedikuar për qytetin e Prizrenit, nga 15 Gusht, me kohëzgjatje 1 muaj. Pako mund të aktivizohet duke vizituar dyqanin e Kujtesa në Prizren ose Eagle Cable TV – Bruti.

Artikull i Sponsoruar
Artikull i sponzorizuar