LAJMI I FUNDIT:

Qira: Tregu i patundshmërive në Maqedoni do të stabilizohet

Qira: Tregu i patundshmërive në Maqedoni do të stabilizohet
Drejtor i Trim&Lum, Arbtrim Qira

Kompania strugane Trim&Lum është një ndër kompanitë më të mëdha në Maqedoninë e Veriut për ndërtim. Sot kemi biseduar me Arbtrim Qira, si mysaifr në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve në vend.

Fatmir Etemi: Të rinjtë mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate
Lexo po ashtu Fatmir Etemi: Të rinjtë mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate

Drejtori i Trim&Lum, Qira ka thënë mes tjerash se procesi i ndërtimit tashmë për ta është automatizuar dhe me hapa të caktuar bëhet hapja dhe mbyllja e projekteve në ndërtim.
“Kompania Trim&Lum merret me ndërtimin e objekteve komerciale dhe rezidenciale. Kompania funksionon në atë mënyrë që e nisim projektin, shikojmë të blejmë tokën, bëhet blerja e tokës, bëhet projektimi dhe gjërat tjera më të vogla rreth projektimit, pastaj vjen realizimi dhe normal vjen procesi i shitjes” tha Qira.


Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen
Lexo po ashtu Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen
Arbtrim Qira në zyrat e kompanisë në Shkup

Tek procesi i shitjes së banesave në tregun e patundshmërive, Qira tha se tregu është duke u normalizuar lidhur me çmimet. “Në treg ka shumë banesa, por ka edhe kërkesë për banesa. Ne operojmë në Strugë, Ohër dhe Shkup dhe mundohemi që të jemi pjesë e tregut të përgjithshëm në vend duke shkuar sipas çmimeve dhe rregullave të tregut” ka thënë Qira mes tjerash.

Qira gjithashtu ka thënë se nëpër ndërtesat që i ndërtojnë, mundohen që të sjellin risi por edhe të sigurohen për kualitetin që të jetë maksimal gjatë ndërtimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mirlinda Nuredini tregon sukseset e kompanisë sllovene “M Sora” në Maqedoni
Lexo po ashtu Mirlinda Nuredini tregon sukseset e kompanisë sllovene “M Sora” në Maqedoni

“Klientët pa dyshim se e vlerësojnë ndërtimin e ndërtesave tona dhe me thënë të drejtën shumicën e banesave ne e kemi shitur vetëm nga sugjerimi i njerëzve që tashmë kanë blerë banesa prej neve më herët. Kjo ndihmon shumë në procesin e shitjes”

Ai gjithashtu ka thënë se kriza e fundit me çmimet ka rritur çmimet e banesave pasi është rritur çmimi i materialeve dhe fuqisë punëtore. “Shpresojmë se këto muaj gjithçka do të kthehet në normalitet”.

Qira duke folur për projektet aktuale në Maqedoni.

Në këtë moment që flisnim për procesin e punës, Qira tregoi se janë duke udhëhequr me 13 projekte për objekte nëpër gjithë Maqedoninë.

“Mungesa e punëtorëve është një ndër problemet tonë më të mëdha. Vijnë punëtor nga Shqipëria, Kosova por edhe nga Turqi. Tregu i punëotrëve e njeh punën tonë” tregon Qira.

Të rinjtë duhet të punojnë shumë për të arritur ëndrrat e tyre dhe shefat të jenë më insistues në qëllimet e tyre, duke mos lënë pas edhe përmirësimin e kushteve të punëtoreve” përfundoi Arbtrim Qira, drejtor i kompanisë strugane për ndërtim Trim&Lum. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori