LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Etemi: Të rinjtë mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate

Fatmir Etemi: Të rinjtë mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate
CEO i ZSF - Fatmir Etemi

“ZSF Kom” është kompania e radhës e cila ka qenë mysafir në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve në vend.

Drejtori i ZSF Fatmir Etemi, tha se kompaninë e ka hapur në vitin 1989 dhe në fillim është marrë vetëm me tregti me shumicë, ndërsa sot kompania e tij është e përfshirë në shumë veprimtari. Etemi tha se në fillim të punës së “ZSF” kanë qenë distributor gjeneral të “Coca Colas” për Evropën Juglindore.

Etemi tha se tani janë edhe në sektorin e ndërtimtarisë dhe se deri tani kanë ndërtuar rreth 30 ndërtesa.

“Në vitet e 90 kemi filluar me ndërmarrjen, e kemi hapur në vitin 1989. Kemi 34 vjet që ekzistojmë si biznes. Në fillim jemi marrë vetëm me tregti me shumicë. Kemi qenë përfaqësues të Coca Colas për Evropën Juglindore”.

Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen
Lexo po ashtu Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen

“Një periudhë tjetër kemi qenë distributor gjeneral të brendit botëror Ohis vetëm për Kosovën, brend që prodhon produkte për pastrim. Ndërsa tashmë 20 vjet merremi me ndërtimtari, pasi erdhi koha dhe investuam në pasuri të patundshme. Deri tani kemi bërë 30 ndërtesa, por përmes ndërtimit kemi hapur edhe sektore tjera. Kemi investuar edhe në tregjet e gjelbra të Shkupit. Gjithashtu jemi në sektorin bankar, si aksionar, gjegjësisht si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës”, tha Etemi.

CEO i ZSF – Fatmir Etemi duke treguar për ombrellën e kompanive ZSF

Në lidhje me punën e tyre dhe planet e kompanisë, ai tha se zakonisht kanë plane ditore dhe javore.

“Në planet javore kemi mbledhje me menaxherët e ndërmarrjes dhe i udhëzojmë se çfarë do të punojnë. Gjithashtu kemi plan mujor dhe vjetor, pra e dimë se çfarë do të punojmë brenda vitit”, tha Etemi.

Kurse në lidhje me punëtorët, ai tregoi se numri i përgjithshëm i të punësuarve në “ZSF” është mbi 250.

“Kemi disa punëtor. Për shembull në sektorin e ndërtimtarisë kemi 35 punëtorë, të cilët janë menaxherë. Gjithsej kemi mbi 250 punëtorë. Problemi i mungesës së punëtorëve në Shkup është pak më i ulët, pasi jemi në kryeqytetet dhe gjithashtu marrim punëtorë prej Kosove dhe vendeve tjera”, tha Etemi.

Mirlinda Nuredini tregon sukseset e kompanisë sllovene “M Sora” në Maqedoni
Lexo po ashtu Mirlinda Nuredini tregon sukseset e kompanisë sllovene “M Sora” në Maqedoni

Si sfidë më të madhe ai e përmendi procedurat me të cilat ballafaqohen në institucionet komunale dhe shtetërore kur e kryejnë veprimtarinë e tyre.

I kërkuam që të jep këshillë për të rinjtë si dhe për udhëheqësit e ndërmarrjeve në vend dhe i këshilloi të dy kategoritë që të punojnë vazhdimisht.

“Të rinjtë duhet të punojnë çdo ditë dhe të mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate. Ata duhet të punojnë në vazhdimësi dhe në faza afatgjate. Ndërsa sa i përket shefave, i këshilloj të jenë më korrekt me të punësuarit, t’i motivojnë, të japin rroga më të mëdha dhe ta ndajnë profitin me ekipin, pasi vetëm kështu mund ta çojnë kompaninë përpara”, tha Etemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori