Qindra anëtarë të rinj iu bashkohen AAK-së

Qindra anëtarë të rinj aderuan në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur përmes një takimi që AAK mbajti me strukturat e saj.
Kryetari Ramush Haradinaj, në një fjalë rasti u dëshiroi mirëseardhje të sapo aderuarave.
Poashtu kryetari i degës së AAK-së për Prishtinë, Brahim Mehmetaj, u dëshiroi mirëseardhje të rinjve që iu bashkuan AAK-së dhe falënderoi kryeministrin për punën e mirë që po e bënë për Kosovën dhe Prishtinën në veçanti.
Sipas njoftimit të AAK-së numri i të rinjve që u janë bashkuar kësaj partie është mbi 800./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

























































