Qeveritë evropiane janë duke u përpjekur që të bindin korporatat që të ulin çmimet e tyre, me arsyetimin se fitimet e tyre janë shumë të larta.
Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, çmimet e konsumit në 20 vendet e Eurozonës janë rritur në qershor me 5.5 për qind krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë, ky ngadalësim i çmimeve është kryesisht rezultat i uljes së kostove të energjisë.
Inflacioni bazë, matësi që përjashton kategoritë e paqëndrueshme si energjia dhe ushqimi, u rrit 5.4 për qind në qershor nga 5.3 për qind në maj. Ende më shqetësuese për familjet është se çmimet e ushqimeve janë ende në rritje me ritme të larta, megjithëse janë ngadalësuar relativisht në muajt e fundit.
Çmimet e energjisë, që u rritën vitin e kaluar, tani mund të lëvizin në nivele më normale, por rritjet e mprehta të çmimeve të ushqimeve po shkaktojnë shqetësim te qeveritë evropiane. Tani, autoritetet po u bëjnë presion supermarketeve dhe prodhuesve të ushqimit që të kufizojnë, apo edhe të anulojnë rritjet.
Lëvizjet e tyre janë më pak se kufijtë e vendosur nga qeveritë në fillim të viteve 1970, por ato e shtyjnë Evropën drejt një qasjeje më ndërhyrëse ndaj inflacionit sesa SHBA-ja. Megjithatë, në anën tjetër të Atlantikut, ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit.
Në Francë, ku çmimet e ushqimeve janë rritur më shumë se 14 për qind vitin e kaluar, qeveria po përpiqet të bindë industritë më të mëdha të vendit të bëjnë shkurtime. Qeveria franceze u ka kërkuar 75 kompanive industriale të dërgojnë një listë të produkteve për të cilat do të ulin çmimet.
Kompanitë ushqimore thonë se mund të bëjnë disa ulje çmimesh në produkte si makaronat dhe mishin e pulës, ku çmimet e lëndëve të para kanë rënë, por në kategori si qumështi apo mishi i derrit, ulja e çmimeve është e pamundur pasi kostot mbeten të larta.
Ndërsa, Britania e Madhe shitësve me pakicë i ka kërkuar që të justifikojnë fitimet e tyre. Komisioni i Konkurrencës do të publikojë rezultatet e hetimit të çmimeve të ushqimeve në korrik. Deri më tani, vetëm Kroacia dhe Hungaria kanë zbatuar kufijtë e çmimeve. Në shtator 2022, qeveria kroate vendosi një ulje prej 30 për qind të çmimeve të vajit, miellit, sheqerit, mishit të derrit e pulës dhe qumështit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit