LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë i kërkohet të përshpejtojë zbatimin e reformave për agjendën evropiane

Qeverisë i kërkohet të përshpejtojë zbatimin e reformave për agjendën evropiane

Konsensusi i partive politike për reformat e agjendës evropiane dhe iniciativa politike nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën po vlerësohen të jenë faktorë kyç në implementimin e agjendës evropiane ERA II.

Ndërkohë opozita adresoi kritika për Qeverinë Kurti II, duke thënë se nuk ka implementim të reformave duke punësuar militantë partiakë nëpër borde.


Përfaqësuesja Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Katerina Lopo duke kërkuar unitet politik në implementimin e agjendës evropiane, tha se të gjithë kanë përgjegjësi në përshpejtimin e implementimit të ERA-s.

Gjatë fjalës së saj në tryezën “Agjenda për Reforma Evropiane II”, të organizuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL, Lopo theksoi se presin nga Qeveria dhe Kuvendi vendime që nuk janë në kundërshtim me ERA-n.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, tha se do të ishte mirë që në këtë tryezë diskutimi sot të ishte edhe zëvendëskryeministri Bislimi.

Ndërkohë që adresoi kritika për qeverinë Kurti II, duke thënë se nuk zbatohet agjenda evropiane duke punësuar militantë partiakë nëpër borde.

Venera Ramaj nga Ambasada e Holandës, tha se është e rëndësishme që të intensifikohet përpjekjet për zbatimin e reformave për të cilat janë dakorduar.

Edhe drejtori i instituti EPIK, Demush Shasha ishte kritik për mungesën e përfaqësuesve të institucioneve në këtë diskutim për agjendën evropiane ERA II.

Ai tha se është zhgënjyese që procesi i integrimit evropian është pakuar dhe se dialogu vjen para zgjerimit.

Kurse prezantimin e analizës së PIPS e bëri Delfinë Elshani, e cila tha se në vitin 2019 janë zbatuar 74 për qind të ERA I.

Sa i përket ERA II, ajo tha se është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë, për çka dha edhe rekomandimet që kanë përpiluar, raporton KP.

“Duhet të bëhet shmangia e logjikës ‘tricking the box’ kur hartohen dhe miratohen ligje, rregullore e strategji; duhet pasur parasysh mungesën e rezultateve konkrete në avancimin e agjendës evropiane, pasi nevojitet forcimi i bashkëpunimit midis të gjithë akterëve; qeveria duhet të zbatojë një qasje pro-aktive për të përshpejtuar zbatimin e reformave dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara; institucionet që nuk zbatojnë veprimet e nevojshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori