Qeveria ukrainase shkarkon zëvendësministren e Mbrojtjes - së bashku me pesë zyrtarë të tjerë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, është shkarkuar nga posti i saj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë, ka konfirmuar qeveria e vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maliar ka qenë një figurë e shquar gjatë gjithë luftës, duke postuar të dhëna të përditësuara mbi përparimin e vendit të saj në terren.
Qeveria nuk ka dhënë një arsye për shkarkimin e saj ndërkohë që janë bërë të ditur edhe emrat e zëvendësministrave të tjerë ukrainas të hequr nga postet e tyre.
Kështu, përveç Hanna Maliar, nga posti i tyre janë shkarkuar edhe:
Volodymyr Valerianovych Gavrilov - zëvendësministër i Mbrojtjes;
Rostyslav Teodoziyovych Zamlynskyi - zëvendësministër i Mbrojtjes;
Denis Oleksandrovich Sharapov - zëvendësministër i Mbrojtjes;
Shevchenko Andrii Vitaliyovych - zëvendësministër i Mbrojtjes i Ukrainës për Integrimin Evropian
Deinega Vitaly Olegovich - zëvendësministër i Mbrojtjes i Ukrainës për zhvillimin dixhital, transformimet dixhitale dhe dixhitalizimin;
Veç tyre, është shkarkuar edhe Kostiantyn Vashchenkom, sekretari shtetëror i ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshimet vijnë pasi Volodymyr Zelensky emëroi Rustem Umerov për të zëvendësuar Oleksii Reznikov si ministër të Mbrojtjes në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/




































