LAJMI I FUNDIT:

Qeveria thotë se cunami i Tongas ka shkaktuar ‘katastrofë të paprecedentë’

Qeveria thotë se cunami i Tongas ka shkaktuar ‘katastrofë të paprecedentë’

Tonga thotë se është goditur nga një “katastrofë e paprecedentë”, në deklarimin e parë të qeverisë që kur një shpërthim vullkanik shkaktoi një cunami.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, qeveria konfirmoi tri vdekje: dy vendas dhe një shtetas britanik.

Ajo tha se disa nga ishujt më të vegjël, periferikë ishin veçanërisht të prekur keq, me të gjitha shtëpitë e shkatërruara në njërin dhe vetëm dy të mbetura në një tjetër.

Edhe nga hapësira u vërejt shpërthimi i vullkanit nënujor në Tonga, imazhet satelitore kapin momentin – dukej sikur të ishte “shpërthim bërthamor”
Lexo po ashtu Edhe nga hapësira u vërejt shpërthimi i vullkanit nënujor në Tonga, imazhet satelitore kapin momentin – dukej sikur të ishte “shpërthim bërthamor”

Ndërkohë që përpjekjet për ndihma janë penguar nga hiri që ka rënë nga vullkani.

Vullnetarët kanë fshirë pistën e aeroportit kryesor për të lejuar avionët që sjellin në tokë ujë të pijshëm dhe furnizime shumë të nevojshme.

Cunami po "merr" gjithçka me vete: Valët e detit dalin jashtë kontrollit, Tonga vërshohet nga përmbytjet
Lexo po ashtu Cunami po "merr" gjithçka me vete: Valët e detit dalin jashtë kontrollit, Tonga vërshohet nga përmbytjet

Veç këtyre, komunikimet me zinxhirin e ishullit janë ndërprerë pasi kablloja e vetme nënujore që lidh Tongën me pjesën tjetër të botës u shkëput nga shpërthimi.

Në përditësimin e saj, qeveria Tongane tha se interneti ishte i ndalur, por disa shërbime telefonike lokale ishin në dispozicion dhe po punohej për të rivendosur komunikimet e plota.

Evakuimet nga ishujt më të goditur kanë filluar gjithashtu, ka thënë qeveria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori