0Shares

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të martën për themelimin e një komisioni i cili do të merret me punësimin e banoreve të fshatrave Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit, pronat e të cilëve janë marr nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), për hapjen e minierës së re.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një obligim i cili nuk është përmbushur, shkruan telegrafi.

“Të formohet komisioni për hapjen e proceduarave të punësimit për banorët e pronave të shpronësuar të fshatit Hade dhe Shipitullë. Komisioni ka për obligim të filloi procedurave për identifikimin dhe propozimin për vendet e punës për punësim në mihjet sipërfaqësore sipas raportit të KEK-ut të dorëzuar në MZHE, komisioni obligohet të përfundojë punë brenda 30 ditëve”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)