LAJMI I FUNDIT:

Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Shoqëritë Tregtare, produktet strategjike të vendit, kalibrimi i peshoreve dhe problemet me MSA-në ishin ndër temat e diskutimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala.

Ndër problemet kryesore të identifikuara nga OAK ishte Ligji për Investime Strategjike, kërkesat e të cilit u konsideruan si shumë të paarritshme nga bizneset, e që u konsiderua shkaku kryesor për numrin u ulët të aplikimit.

“Bizneset në Kosovë nuk janë të informuara mjaftueshëm për kufizimet në prodhim dhe eksport të cilat vijnë si rrjedhojë e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA)”, tha ndër të tjera Skënder Krasniqi, i cili shtoi që “ndërmarrja e hapave përkatës për informim të bizneseve për këto kufizime është e domosdoshme dhe se para nënshkrimit të marrëveshjes do të duhej të merren parasysh kapacitetet e bizneseve për eksport”.

Sipas Krasniqit, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) ani pse është i obliguar me Rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë. Krasniqi shtoi që duke pas parasyshë që ministri i MTI-së është i dyti në bazë të hierarkisë në këtë Këshill, ai duhet të ndërmerr hapat e nevojshëm për përmirësimin e këtij rasti.

“Mos pajisja e inspektorëve me peshore të kalibruara e të cilat mund të merren edhe në terren po shkakton dëm për bizneset, pasi që disa po shesin produkte çmimi dhe pesha e të cilave po është në disproporcion”, theksoi Hysni Zogaj, anëtar i bordit të OAK-së.

Sipas Zogaj mungesa e informatave për peshë të produkteve siç është buka, po dëmton edhe konsumatorët.

Ministri Shala në lidhje me kërkesën e OAK-së për KKZHE shtoi që arsyeja kryesore e mos mbledhjes së këtij këshilli është mungesa e sekretariatit të këshillit, i cili po pritet të krijohet shumë shpejt

Shala shtoi që është i interesuar që në çdo ligj dhe udhëzim administrativ të dalë nga MTI të ketë të përfshira kërkesat e bizneseve, për këtë arsye kërkoi edhe mbështetjen e OAK-së, marrë parasysh që është një zë i fuqishëm i biznesit.

Në këtë takim përfaqësuesit e OAK-së prezantuan edhe kërkesat e bizneseve anëtare drejtuar ministrit, ndër të cilat është edhe dëmtimi i bizneseve vendore nga importi kjo sepse nëse bizneset blejnë lëndën e parë jashtë vendit janë të liruara nga taksa doganore dhe TVSH-ja ndërsa nëse e blejnë në Kosovë duhet ta marrin me TVSH edhe pse është lëndë e parë.

Ministri Shala theksoi që Ligji për Tregti të Brendshme do të bëhet, mirëpo ka nevojë për disa ndryshime të cilat duhet të përfshihen.

Në fund të këtij takimi palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çdo fushë përmes së cilës do të ndikojnë në përmirësim të gjendjes momentale të të bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori