LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do ta financoi ndërtimin e “Rrugës A” në Prishtinë

Qeveria do ta financoi ndërtimin e “Rrugës A” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët kanë takuar Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj.

Gjatë takimit u diskutuan projektet konkrete të cilat I takojnë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Pjesë e diskutimit ishin sfidat e projekteve të cilat duhet të zgjidhen këtë vit por edhe planifikimi I buxhetit të vitit të ardhshëm dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për të financuar disa projekte të rëndësishme për Kryeqytetin siç është “Rruga A”.

Me ndërtimin e kësaj rruge do të bëhet lidhja e lagjes së Spitalit dhe lagjes Kalabria, do ndikohet në shkarkimin e trafikut në qytet por edhe do të mundësohet vazhdimi i “Rrugës B”, me ç’rast do të përfundohet një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës rrugore në Prishtinë. U diskutuan edhe projektet si ndërtimin e rrugës nga rrethi i Fushë Kosovës deri në lagjen Arbëria, zgjerimin e rrugës së Veterrnikut, si dhe projekte të tjera të ngjashme.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se takimet si ky janë me interes kur është në pyetje cilësia e jetës së qytetarëve, po ashtu falënderoi Ministrin Lekaj për mbështetjen dhe theksoi se asnjëherë më parë nuk ka pasur përkrahje më të madhe nga qeveria se sa gjatë këtij mandati. /Telegrafi/