LAJMI I FUNDIT:

Qeveria serbe përkrah Vuçiqin: Serbia nuk dëshiron luftë të re për Kosovën

Qeveria serbe përkrah Vuçiqin: Serbia nuk dëshiron luftë të re për Kosovën
POLITIKA - NOVOGODISNJI KOKTEL - ALEKSANDAR VUCIC - IVICA DACIC - Aleksandar Vucic premijer Srbije govori na godisnjoj konferenciji za novinare. BGD, 29.12.2016. foto:N.Skenderija

Qeveria e Serbisë i ka dhënë mbështetje presidentit  Aleksandar Vuçiq, pas deklaratës së kreut të shtetit se do të luftojë kundër mbajtjes së konfliktit të ngrirë me Kosovën, sepse nuk dëshiron luftëra të reja.

Serbia duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar konflikte të reja me autoritetet e Prishtinës dhe presidenti Aleksandar Vuçiq e ka mbështetjen e ka mbështetjen e ministrave të Qeverisë së Serbisë, sepse, siç thonë ata, tash më së paku ju duhen konfliktet dhe një luftë për Kosovën, raporton gazeta serbe “Kurir”.


Presidenti serb më parë ka thënë se do të bëjë çmos për të luftuar ndaj qëndrimit të 80 për qind të popullatës, që mendojnë se Serbia duhet ta mbajë konfliktin e ngrirë, përcjell Telegrafi.

“Sepse, një ditë kur të shkrihet [konflikti], nuk dua të jem përgjegjës për një luftë të re dhe nuk dua që kjo të ndodhë në Serbi. Nuk do të marrë një vendim kundër popullit tonë, por do të përpiqem për të bindur shumicën se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Vuçiq.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq thotë se konfliktet e hapura janë diçka që më së paku i duhet Serbisë, por nuk do të pajtohen me poshtërim.

“Të gjitha përpjekjet e udhëheqjes shtetërore tregojnë se Serbia është e vendosur të kapërcejë konfliktin e ngrirë. Vuçiq ka të drejtë kur thotë se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Nuk duam të rrezikojmë konfliktet në rajon. Megjithatë, edhe zotërinjtë në Bruksel duhet të dinë se ne nuk jemi fëmijë, të cilëve do t’u japin një sheqerkë, për shkak se na kanë thënë ‘do të anëtarësoheni në BE’ dhe pastaj ne të harrojmë Kosovën”, tha Daçiq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq beson se në kushtet komplekse gjeopolitike, Serbia duhet të gjejë mënyrën më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe përparimin e saj.

“Kemi nevojë për një zgjidhje të përhershme për çështje të hapura në rajon, në mënyrë që të krijojmë kushte për zhvillim demokratik dhe ekonomik. Kjo është arsyeja pse konflikti i ngrirë nuk është një opsion. Fjala kyçe në gjithë këtë është kompromisi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori