LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Po e trajtojmë me kujdes problemin me faturat e rrymës dhe ZRRE-në

Qeveria: Po e trajtojmë me kujdes problemin me faturat e rrymës dhe ZRRE-në

Problemet me faturimin e humbjeve komerciale në faturat e konsumatorëve të rregullt ka bërë që këtë çështje Qeveria e Kosovës ta trajtojë me kujdes. Po ashtu ata kanë bërë të ditur për Telegrafin se janë duke punuar në kompletimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Sipas një draft-raporti të ZRRE-së humbjet komerciale të energjisë elektrike janë duke u faturuar konsumatorëve të cilët paguajnë rregullisht rrymën, madje këto ngarkesa janë duke u bërë tash e disa vite.


Për çdo 100 euro, konsumatorët kanë paguar rreth 22 euro më tepër për rrymë, shkaku i humbjeve komerciale! (Dokument)
Lexo po ashtu Për çdo 100 euro, konsumatorët kanë paguar rreth 22 euro më tepër për rrymë, shkaku i humbjeve komerciale! (Dokument)

Përveç faturimit, edhe problemet në kompletimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), është duke i trajtuar edhe Zyra e Kryeministrit Haradinaj.

“Zyra e Kryeministrit po e trajton me kujdes problemin e krijuar lidhur me faturat e energjisë dhe po punon në kompletimin e ZRRE-së meqenëse disa anëtareve të Bordit i u ka kaluar mandati. Kjo krijon kushte për marrjen e masave për rregullimin e pagesave sipas ligjit në fuqi”, ka thënë Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se çmimi i energjisë elektrike ka qenë në vazhdimësi i pafavorshëm për bizneset dhe qytetarët.

Sipas tij, faturimi i humbjeve komerciale, qytetarëve të cilët paguajnë rregullisht faturat e rrymës është shkelje e të drejtave të njeriut.

Për dhjetë vjet, qytetarët kanë paguar 280 milionë euro rrymë të pashpenzuar
Lexo po ashtu Për dhjetë vjet, qytetarët kanë paguar 280 milionë euro rrymë të pashpenzuar

Ai thotë se  me këtë çështje duhet të merret Prokuroria e Shtetit.

“Kjo që është duke ndodhur rreth faturave të energjisë elektrike, është një dëshmi se çfarë gjendje është duke dominuar në Kosovë, ku e kemi një shkallë të varfërisë ekstreme, ku qytetarët jetojnë në kushte të vështira. Kalkulimi i humbjeve tek këta qytetarë është një shkeljeve e të drejtave të njeriut, një momentum ku Prokuroria e Shtetit duhet të jetë aktive”, ka thënë Gërxhaliu, në një intervistë për Telegrafin

Jashari: Duhet kompensuar qytetarët që e paguan rrymën pa e shpenzuar (Video)
Lexo po ashtu Jashari: Duhet kompensuar qytetarët që e paguan rrymën pa e shpenzuar (Video)

Ndryshe sipas një përllogaritje për humbjet komerciale, i bie që nga 2006 deri më 2016, mesatarisht konsumatorët, kanë paguar 22.51 për qind më shumë energji elektrike sesa që kanë shpenzuar.

Pra nëse një konsumator ka paguar 100 euro energji elektrike, ata janë ngarkuar 22.51 euro për t’i mbuluar humbjet komerciale të energjisë elektrike.

Vetëm gjatë vitit 2015, të hyrat maksimale të lejuara kanë qenë 240 milionë euro dhe 16.48% e kësaj shume është mbuluar nga humbjet komerciale. /Telegrafi/