LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Duhet kompensuar qytetarët që e paguan rrymën pa e shpenzuar (Video)

Jashari: Duhet kompensuar qytetarët që e paguan rrymën pa e shpenzuar (Video)

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka treguar historinë se si ishin ngarkuar qytetarët e Kosovës që nga viti 2012 për të paguar faturat e rrymës, të cilën nuk e kanë shpenzuar. Energji kjo e shpenzuar nga qytetarët në veri si dhe në pjesë të tjera të vendit.

Jashari tregon detajet e pezullimit të këtij vendimi të Zyrës se Rregullatorit për Energji (ZRRE) pasi që kishin bërë ankesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


Sipas tij, është e padrejtë që qytetarët të ngarkohen me diçka që nuk e kanë shpenzuar.
“Do të duhej që ky kompensim për pagesën e bërë tu kthehej qytetarëve. Kam tentuar që të kursej qytetarët dhe këtë e kam marr (si obligim) si avokat i popullit për të bërë padi, në kompensimin e dëmit që është shpenzuar. Kjo barrë që i është bërë qytetarit t’i kompensohet në faturat e ardhshme”, ka thënë Jashari në intervistën për Telegrafi.com

Sipas Jasharit, deri në shqyrtimin përfundimtar, ky është vendim gjyqësor dhe do të duhej të gjente zbatim të menjëhershëm nga ZRRE-ja.

“Vendimi i pezullimit nga Gjykata do duhej të merrte zbatim të menjëhershëm sepse ka marr formën e prerë, kuptohet në ankimim dhe procedurë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Avokati i Populli Hilmi Jashari. /Telegrafi/