LAJMI I FUNDIT:

Qeveria për “ultimatumin” e serbëve për Asociacionin: Qasje e gabuar, asnjë nismë joligjore nuk do të implementohet

Qeveria për “ultimatumin” e serbëve për Asociacionin: Qasje e gabuar, asnjë nismë joligjore nuk do të implementohet

Përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë kanë zhvilluar një takim në veri të Mitrovicës, ku kanë dalë me katër kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi ata i dhanë edhe ultimatum Qeverisë së Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, në të kundërtën një veprim të tillë do ta bëjnë ata vetë.


Në Qeverinë e Kosovës thonë se ultimatumi i serbëve është qasje e gabuar dhe se zgjidhja e vetme është baza ligjore dhe dialogu.

“Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt. Ultimatumi është qasje e gabuar. Alternativa e vetme është baza ligjore dhe dialogu”, ka thënë për Telegrafin, Donjeta Gashi zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës.

Ajo ka shtuar se asnjë nismë e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet. /Telegrafi/