LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në pritje të vendimit të Gjykatës për të “filluar shfryrjen e listave të veteranëve”

Qeveria në pritje të vendimit të Gjykatës për të “filluar shfryrjen e listave të veteranëve”

Enver Dugolli, nga partia që po qeverisë vendin ka thënë se shfryrja e listave të veteranëve do të fillojë pasi të përfundojë procesi gjyqësor dhe gjykata të dalë më një epilog.

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se veteranët duhet të kenë paga dinjitoze dhe se kjo kategori nuk është duke u trajtuar si duhet.


Ai theksoi se pa u përmbyllë procesi gjyqësor rreth fryrjes së listave, Qeveria nuk mund të fillojë procesin e shfryrjes së listave, nga gjyqësori.

“Një gjë që po besoj që te jemi dakord, listat janë të fryra, këtë e kemi pas në diskutim edhe me vetë veteranët, edhe ata kanë të thënë se dyshojnë se lista janë të fryera… U bëj thirrje gjyqësisë të përshpejtoj drejt mbylljes së atij procesi, që ta përmbyllim këtë proces njëherë e mirë. Kjo kategori nuk meriton të trajtohet siç po trajtohet tani, duhet të kenë paga dinjitoze”, ka thënë Dugolli  në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu tha se do të përmirësojnë anomalitë që gjenden në ligjet për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Sipas deputetit të LVV-së ligji i veteranëve ka sjellë deri të fryrja e listave.

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Enver Dugolli

Ai tha se duhet të përfundojë procesi gjyqësor e pastaj Qeveria të fillojë masat për shfryrjen e listave.

“Nuk ekziston vetëm qeveria, qeveria ka vullnet, por këtu duhet të kyçen edhe veteranët edhe shoqatat… po presim që të mbyllet rasti gjyqësor. Nuk kemi mundësi, të fillojmë duhet të presim epilogun e këtij procesi gjyqësor”, ka shtuar Dugolli.

Ndërkaq, ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës.

Murati paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”.

Ndërkaq, Klinaku ka thënë se sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentin të ligjeve aktuale në fuqi, “këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori