LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndryshon markën

Qeveria ndryshon markën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë – Sekretariati i përgjithshëm ka shpallur konkurs për prokurimin e shërbimeve për ribrendim/ndryshim të prapavijës së paneleve për organizim të konferencave për shtyp, përpunim të aplikimeve për panele dhe pankarta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vlera e llogaritur e marrëveshjes për prokurim pa TVSH është е 153.750 denarë, ndërsa kriteri kryesor për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët./Telegrafi/