LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 70 mijë euro për festën e Pavarësisë

Qeveria ndan 70 mijë euro për festën e Pavarësisë

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për shënimin e këtij përvjetori, Qeveria ka ndarë 70 mijë euro, ndërsa kryetar i Këshillit Organizativ është emëruar ministri i Kulturës, Kujtim Shala.


Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe sigurisë për vitin 2017, si dhe një sërë propozim-vendimesh dhe projektligjesh. /Telegrafi/