LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton zgjatjen e afatit për faljen e borxheve

Qeveria miraton zgjatjen e afatit për faljen e borxheve

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin me ndryshime për Faljen e Borxheve Publike.

Kështu afati për faljen e borxheve do të zgjatet edhe për gjashtë muaj, pra deri më 15 prill 2017.


Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se deri më tani janë falur vetëm 40 përqind të borxheve. Ai tha se sipas të dhënave që janë mbledhur dhe nuk janë në përfundimtare, borxhet totale që janë subjekt i trajtimit të këtij ligji kanë qenë 996 milionë euro.

“Deri më tani sipas këtij ligji janë falur 40 përqind të këtyre borxheve, rreth 407 milionë euro, dhe pjesa tjetër 60 përqind ende nuk është përfunduar dhe trajtuar. Nga kjo janë bërë pagesa 45.8 milionë euro për buxhetin e shtetit dhe ndërmarrjeve publike, që kanë qenë subjekt i këtij ligji. Suksesin më të madh në implementimin e këtij ligji e ka arritur ATK, disa borxhe të KEK-ut dhe tatimi në pronë në disa komuna. Duke qenë se ka plot ndërmarrje publike, të cilat nuk kanë qenë mjaftë aktive, në kryerjen e procedurave, edhe duke qenë se kemi parë një fluks shumë të madh të qytetarëve dhe bizneseve në javët e fundit sa ka qenë ky ligj në fuqi, kemi pranuar gjithashtu shumë kërkesa nga organizatat e biznesit dhe qytetarët për zgjatjen e afatit të këtij ligji, sot unë i propozoj Qeverisë që të aprovojë këtë projektligj për zgjatjen e afatit për gjashtë muaj të ardhshëm për këtë] projektligj, deri m e 15 prill 2017”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se zgjatja e afatit për faljen e borxheve dhe për gjashtë muaj, është dhe një ofertë për të gjithë ata kanë borxhe.

“Edhe për gjashtë muaj të zgjatet afati i këtij ligji, që ka të bëjë me faljen e borxheve publike që konsiderohet se është dhe një ofertë që u ipet gjithë atyre që kanë borxhe publike, që gjatë kësaj periudhe t’i përmbushin një formë ose në formën tjetër, përkatësisht atyre që u takon t’u falen. Ata që i përmbushin obligimet në afat, ashtu siç ligji parasheh të lirohen nga pjesa e interesave nga ato obligime”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori