LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Qeveria miraton Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15-të, ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se përmes këtij Projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.


Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’ju mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale, përcjell Telegrafi.

“Autorizohet Fondi Pensional i Kosovës dhe fondet tjera që brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji t’ju mundësohet qytetarëve që t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale. Kjo tërheqje do të lirohet nga obligimet tatimore”, tha Bajrami.

Qeveria e Kosovës heq nga rendi i ditës vendimin e ndarjeve prej 300 euro për personelin shëndetësor
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës heq nga rendi i ditës vendimin e ndarjeve prej 300 euro për personelin shëndetësor

Në anën tjetër, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Përdorimi i një përqindjeje të mjeteve financiare të kursyera në Trust, rishikimi i buxhetit, lehtësimi i qasjes në financim dhe mbështetja për punësim janë disa nga nëntë masat e parapara të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike që janë prezantuar në Programin Qeverisës 2020-2023 të Qeverisë së Kosovës.

Nëntë masat e parapara në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Nëntë masat e parapara në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19

Sipas këtij programi, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite, duke themeluar Fondin për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Masa e pestë e kësaj pako parasheh stimulimin e kërkesës agregate që ka për qëllim rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve, e cila nxit prodhimin dhe punësimin me efekte multiplikuese në ekonomi.

Në kuadër pakos për financimin e masave, pritet që të përdoren 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontributpaguesit nga Fondi i Kursimeve Pensionale. /Telegrafi/