LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton Projektkodin e ri Doganor të Kosovës

Qeveria miraton Projektkodin e ri Doganor të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar Projektkodin e ri Doganor.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë arsyetimit të këtij Projektkodi ka theksuar se ky dokument ka vëllim më të madh se Kodi aktual, i cili ishte miratuar në vitin 2008.


“Në raport me Kodin Doganor që është në fuqi, si vëllim është pothuajse gjashtëfish më shumë dhe kodi aktual që është në fuqi është miratuar në viti 2008, ka 15 vite që nuk ka ndryshuar”, tha Murati, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, Kodi i ri përshtatet me zhvillimet e fundit në fushën e tregtisë.

“Ky Kod Doganor përshtatet me zhvillimet e fundit në fushën e tregtisë dhe përdor mjete moderne për të siguruar një sistem plotësisht të automatizuar”, shtoi ai.

Në fund, Murtati ka treguar se çfarë përmban ky Projektkod.

“Kodi ka gjashtë libra, e që pjesë e këtij drafti është Ligji i Doganës, Ligji i Akcizës, Ligji për Kundërvajtje Doganore, Ligji për Administratën Tatimore, Ligji për Lirime dhe Libri për Dispozitat Kalimtare”, përfundoi Murati. /Telegrafi/