LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byron Kombëtare të Ekspozitave

Qeveria miraton nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byron Kombëtare të Ekspozitave

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Byron Kombëtare të Ekspozitave, me seli në Paris.

Kryeministri Albin Kurti, në pika të shkurtra sqaroi këtë nismë, i cili tha se kjo është byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave e cila përfshin 192 vende të botës.


“Shqyrtimi i Nismës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Byron Kombëtare të Ekspozitave, përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit, pjesëmarrja për herë të parë në Expo Dubai 2020 me udhëheqjen nga byrja ndërkombëtare e ekspozitave ishte me rëndësi për të promovuar potencialin e vendit tonë në një nga ekspozitat ndërkombëtare më të mëdha me pjesëmarrjen e 192 të vendeve të botës. Me qëllim të promovimit të Republikës sonë, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e pjesëmarrëse, prezantimin  e avantazheve për investime si dhe potenciali prodhues e eksportues i vendit tonë, ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë i ka propozuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku tha se si ministri synojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë byro me seli në Paris.

“Kemi qenë dëshmitar të një ekspozite që u mbajt në Dubai. Synojmë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë byro me seli në Paris. Konventa e Parisit lejon shtetin që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, por është anëtare e një agjencie të specializuar të OKB-së me u anëtarësua në byro, e Kosova prej vitit 2009 është anëtare me të drejta e katër agjencive të specializuara të OKB-së, FMN-së dhe tri institucioneve të grupit të Bankës Botërore, andaj Republika e Kosovës i përmbush kushtet për anëtarësim në byro. Ju ftojmë ta përkrahni këtë nismë për ta promovuar vendin”, u shpreh Mjeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori