LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton 14 marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë

Qeveria miraton 14 marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës miratoi sot 14 marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë. Të njëjtat pritet të nënshkruhen të premten në mbledhjen e dy qeverive.

Ndër të tjera, më 2 tetor në mbledhjen e dy qeverive pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për krijimin e fondit të përbashkët për mbështetje të shqiptarëve në Luginë.


Po ashtu, Qeveria e Kosovës sot ka votuar për themelimin e zyrës për Luginën e Preshevës, përmes së cilës, kryeministri tha se do të mbështesin shqiptarët.

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Avdullah Hoti tha se në ditët në vijim do të takojë edhe përfaqësuesit e Luginës.

Ai tha se përmes Zyrës për Luginën e Preshevës, do të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e shqiptareve atje në fushën e arsimit dhe të tjera.

“Në mbështetje të shkollave, furnizimit me libra, me materiale të ndryshme mësimore, mbështetje në aktivitetet kulturore, në promovimin dhe ruajtjen e kulturës në atë pjesë, në mbështetje që do të japim në punim, duke nxitur bashkëpunimin në mes odave ekonomike, në mes bizneseve dhe duke promovuar drejtpërdrejtë punësimin, përtej kësaj, në kuadër të marrëveshjeve që do të nënshkruajmë më Shqipërinë do të jetë edhe krijimi i fondit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Hoti.

Këtë, Hoti e konsideroi si arritje të madhe të qeverisë që ai e drejton ku shtoi se ky është hapi i parë për të ndihmuar formalisht qytetarët në Luginën e Preshevës.

Mbledhja e dy qeverive pritet të mbahet të premten në Shkodër, ku janë 14 marrëveshje që pritet të nënshkruhen, e ndër të tjera edhe një deklaratë e përbashkët e dy kryeministrave të cilët rekomandojnë Kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë që të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që arrihen në mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori