LAJMI I FUNDIT:

Qeveria merr vendim që të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar i derivateve

Qeveria merr vendim që të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar i derivateve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar një Udhëzim Administrativ me të cilin do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ky Udhëzim do t’i mbrojë konsumatorët e konkurrencën dhe do të mënjanojë çrregullimet e çmimeve në treg.


Para ministrave të kabinetit qeveritar, ajo tha se kanë vërejtur mospërputhje të çmimeve të derivateve të naftës në treg.

“Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës në treg. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj Qeverisë miratimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, deklaroi Hajdari.

Naftëtarët kanë dy kërkesa për Qeverinë – nëse nuk u miratohen paralajmërojnë mbylljen e pompave dhe masa të tjera   
Lexo po ashtu Naftëtarët kanë dy kërkesa për Qeverinë – nëse nuk u miratohen paralajmërojnë mbylljen e pompave dhe masa të tjera   

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. Pra, shitja me shumicë 3 për qind dhe ajo me pakicë 12 për qind.

Sipas tyre, nëse këto kërkesa nuk merren parasysh nga ana e Qeverisë, atëherë janë të detyruar të ndërmarrin masa, përfshirë edhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë vendin. /Telegrafi/