Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi ka raportuar në Komisionin parlamentar për Ekonomi, lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive bankare.
Ai ka treguar se sot kryeministri Avdullah Hoti është takuar me drejtues të Telekomit dhe kompanisë “Dardafon”, ku nga kjo e fundit ka kërkuar që t’i zhbllokojë llogaritë bankare dhe t’u jepet afat deri më 1 tetor.
Sipas ministrit Kuqi ende nuk kanë marrë një përgjigje për veprimet e kësaj kompanie, por shtoi se nuk ka bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje pa kushte me “Dardafon”.
“Sot kryeministri ka pasur një takim me kompaninë ‘Dardafon’ dhe me Telekomin, ku kemi kërkuar nga ‘Dardafoni’ që ta bëjë zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit deri më 1 tetor, në mënyrë që ne të kemi mundësi edhe hapësirë të veprimit në ndërkohë. Normalisht që brenda kësaj periudha të kemi edhe një marrëveshje në mes të Telekomit dhe ‘Dardafonit’ në qoftë se është e mundshme. Në qoftë se nuk mund të jetë e mundshme prej datës 1 tetor ‘Dardafon’ të ketë të drejtën e bllokimit të llogarive pas kësaj date… Kërkesa jonë është e thjesht, debllokimi të bëhet pa kushte, vetëm një kushte për t’u marr vesh brenda kësaj periudhe”, theksoi Kuqi.
Ndërsa, gjatë raportimit para deputetëve edhe U. d. Kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana ka thënë se nuk e njohin borxhin ndaj “Dardafonit”, dhe janë duke përgatitur kundër padi në arbitrazh.
Ajo tha se me të kësaj kundër-padie pretendohet të kërkohen mbi 100 milionë euro dëmshpërblim nga “Dardafon”.
Madje, sipas saj, asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për ta mbështetur kompaninë për të ngritur kundër padi pasi ka materiale të bollshme në favor të Telekomit.
“Vetë Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë, asnjëra. Për neve është çështje e mbyllur me ‘Dardafonin’. Procesi kontestohet. Telemi është në përpjekje me i mbledhë të gjitha të dhënat për ta shfrytëzuar në kundër padi”, theksoi Hana.
Punët mirë Telekomi nuk i ka as me ARKEP-n, kjo e fundit po e paralajmëron se mund të nis një përmbarim ndaj Telekomi për një borxh rreth 7 milionë euro.
Kështu ka thënë anëtar i bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula, edhe pse tha se e kupton gjendjen e rëndë financiare të Telekomit.
“Borxhi e ka zënë borxhin tjetër, kështu që është një shumë prej 6 milionë e 818 mijë euro në tërësi. Ne kemi dhënë disa udhëzime operatorit, por njëkohësisht edhe e kemi njoftuar që mund të nis edhe një proces përmbarimi. Pra është njoftuar që mund të filloj edhe një proces përmbarimi”, theksoi Pula.
Para deputetëve U.d. kryeshefja ekzekutive në Telekom ka thënë se kostoja e pagave në Telekom është 2 milion euro në muaj për 2 mijë e 320 punëtorë sa janë aktualisht.
Ndërsa, totali i borxhit duke llogaritë edhe atë të “Dardafon”-it janë 53 milionë euro si dhe ndaj ATK-së borxhet janë 4 milionë 400 mijë euro./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Britani e Madhe, 800 mijë vende pune në industrinë e automjeteve në rrezik

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

TapRrap

TapRrap

KEDS Energy

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium