LAJMI I FUNDIT:

Qeveria jep 1.8 milionë Lekë për të blerë smartphone e laptop për muxhahedinët

Qeveria jep 1.8 milionë Lekë për të blerë smartphone e laptop për muxhahedinët

Ardhja e muxhahedinëve, apo azilkërkuesve në Shqipëri, e ka gjetur qendrën e pritjes në Babrru të “papërgatitur”.

Ministria e Brendshme ka hapur një tender për të blerë smartphone dhe laptop për këtë qendër, ndërsa nuk dihet përse duhen këto pajisje. Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ka hapur këtë tender me emërtimin “Blerje pajisje dhe produkte zyre”. Fondi limit është 1.840.000 lekë dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 10 ditë nga data e lidhjes së kontratës.


Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehohen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre.

muxhahedinet-640x509_1472571442-7991182

Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë. Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.

Sipas portalit online në Iran, “Fars News Agency”, rreth 155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private. Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori