LAJMI I FUNDIT:

Qeveria greke procedon projektligjin për zgjatjen e kufirit detar

Qeveria greke procedon projektligjin për zgjatjen e kufirit detar

Qeveria konservatore e Greqisë ka paraqitur një projektligj në parlament për të zgjatur kufirin e ujërave të saj territoriale në Detin Jon në 12 milje detare, pas negociatave me fqinjët e saj rajonalë – Shqipërinë dhe Italinë.

Projektligji, i paraqitur vonë të premten, do të zgjasë kufirin detar nga gjashtë milje detare. Kjo nuk do të prekë ujërat në Egje, pranë brigjeve jugore dhe lindore të Greqisë, pasi Athina ka mosmarrëveshje me aleatin e saj të NATO-s Turqinë për kufijtë detarë.

Greqia dhe Italia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa Athina dhe Tirana ende nuk kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u takua me homologun e tij shqiptar, Edi Rama në Athinë të premten.

Në projektligj, i cili pritet të votohet më vonë këtë muaj, Greqia thotë se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit ajo mban të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj në pjesë të tjera të territorit të saj.

Në lindje të Greqisë, Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm nga Athina do të ishte një “shkak për luftë”.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar, që nga viti i kaluar, mbi burimet e energjisë në Mesdheun lindor, raporton Reuters.

Të dyja vendet ranë dakord disa muaj më parë për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e kontestuara detare në zonë, pas një ndërprerje katër-vjeçare, por asnjë datë nuk u caktua. Shpresat ishin ringjallur për një rinisje të bisedimeve këtë vit. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori