Qeveria e RMV-së publikoi propozimin e presidencës franceze


Me qëllim të informimit transparent të publikut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e ka publikuar në tërësi në faqen zyrtare propozimin e Presidencës franceze, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.
"Propozimi, i cili përfshin komentet e Qeverisë, është në dispozicion të publikut nga sot dhe është vënë në një konsultim të gjerë, i cili filloi sot në mëngjes me takimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me anëtarë të koalicionit qeveritar.
Qeveria gjatë ditës dhe në ditët në vijim do të vazhdojë të informojë në mënyrë transparente koalicionin qeveritar, të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët për propozimin përmes debatit publik", thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































