LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së miraton informacionin për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyror

Qeveria e RMV-së miraton informacionin për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyror

Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e shpalljes së Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur nga kategoria III – monument natyror dhe mori vendim për pranueshmërinë e propozimit.

Gjithashtu, Qeveria ka porositur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që deri më 30 qershor 2022 të organizojë debat publik për propozimin, në bazë të të cilit do të përgatitet propozimi përfundimtar për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III monument natyror.


Kjo nismë, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, vjen në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e liqenit të Ohrit për të mundësuar mbrojtjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore, caktimin e një enti menaxhues që do të kujdeset për zonën e mbrojtur dhe miratimin e planit për menaxhim në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.

“Proklamata do të arrijë progres në drejtim të zbatimit të legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e natyrës, Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plan Veprimi (2017-2027), Strategjisë Kombëtare për Biodiversitetin me Plan Veprimi për periudhën (2018-2023), si dhe progres në zbatimin e detyrimeve të direktivave të BE-së për habitatet dhe shpendët, detyrime nga konventat ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar nga vendi ynë, si Konventa për Diversitetin Biologjik, Konventa e Bernës, CITES, Konventa e Bonit, Konventa Ramsar etj”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori