LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së kërkon të dëgjojë zërin e popullit për ndryshimet kushtetuese

Qeveria e RMV-së kërkon të dëgjojë zërin e popullit për ndryshimet kushtetuese

Në periudhën e ardhshme organizatat civile dhe ekspertët do të debatojnë për përmbajtjen, politiken, por edhe rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për të ardhmen e vendit, ka paralajmëruar zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Vizioni dhe dëshira që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030 është reale dhe më e rëndësishme se çdo gjë për të ardhmen tonë, por nevoja për miratimin e amendamenteve kushtetuese mbetet”, tha dje Mariçiq.

Në konferencën për media në Qeveri, ai njoftoi se në periudhën e ardhshme do të ketë debate me organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertë për ndryshimet kushtetuese, përmbajtjen dhe kuptimin e tyre.

Sipas Mariçiq, rëndësia politike është shumë më tepër sesa ndryshimet kushtetuese të një pjese të Preambulës dhe një amendamenti të Komisionit për Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve, por “këto amendamente kushtetuese në praktik kanë kuptimin e një dritë të gjelbër nga ana jonë, nga Kuvendi jonë, për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

Lajme
Osmani takoi presidentin e Kenias, diskutuan për avancimin e raporteve mes dy shteteve

Osmani takoi presidentin e Kenias, diskutuan për avancimin e raporteve mes dy shteteve

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Kronika e Zezë
Vdes në QKUK personi i cili ishte goditur nga një veturë në Gjakovë

Vdes në QKUK personi i cili ishte goditur nga një veturë në Gjakovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori