LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV: EMV ka prodhuar dje 11,861 MWh energji elektrike

Qeveria e RMV: EMV ka prodhuar dje 11,861 MWh energji elektrike

Në termocentralet janë prodhuar 8737 MWh rrymë elektrike. Dy blloqe të REK Manastir dhe një bllok i REK Oslomej janë në funksion.

Në TEC-in e Negotinës janë duke vazhduar aktivitetet e servisimit dhe remontit për fuqizimin e termocentralit për periudhën e ardhshme kur pritet konsumi më i lartë i energjisë elektrike.


Më 21.10.2022 janë prodhuar 3124 MWh në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.